Bienalja e 18 -të e Mesdheut, 230 artistët pjesmarrës zbarkojnë në Durrës

230 artistë nga vendet e Mesdheut kanë mbërritur sot në portin e Durrësit, në kuadër të bienales “Mediterranea 18”. Evenimenti kulturor i organizuar nga rajoni i Pulias, Ministria e Kulturës shqiptare dhe bashkia Tiranë nis sot dhe mbyllet me 9 maj. Në vendet ku do të zhvillohet ky aktivitet do të ketë performanca të ndryshme të artistëve, si ekspozita, recitime dhe improvizime të ndryshme artistike. Artistët u nisën një ditë më parë nga porti i Barit në drejtim të Durrësit, ndërsa kanë zbritur nga trageti sot në mengjes.

Marrin pjesë 230 artistë nga 23 shtete pjesemarrës në Bienalen e Artistëve të Rinj të Mesdheut, përfshirë edhe Shqipërine si vend organizator.

Drejtori artistik i bienales “Mediterranea 18”, Driant Zeneli, tha se bienalja ka si koncept shtëpinë.

Tema e trajtuar mbi kete shtepi ndahet me kater tema te tjera qe jane historia, konflikti, endrra dhe deshtimi.

Ky eshte nje nga eventet me te medha dedikuar artit bashkëkohor që është bërë në Shqipëri.

Kjo bienale zhvillohet për here të parë në vendin tonë në dy qytete, Tiranë dhe Durrës.

Pin It