10 rregullat e shkrepjes për një foto ideale

Jemi në epokën e teknologjisë dhe smartphon-ët po i zëvendësojnë aparatet fotografikë, por kur vjen puna tek fotografitë e kornizave apo ato të rasteve e ditëve të veçanta, aparati fotografik ngelet në vend të parë.

Të bëhesh fotograf profesionist duhet talent dhe pasion për fotografinë. Nëse ju keni vetëm pasionin po ju vijmë në ndihmë me disa rregulla kryesore për një shkrepje perfekte.

1.MBAJE AFËR APARATIN

Fotografët amatorë kanë prirjen ta mbajnë aparatin larg vetes, teksa zgjasin krahët përpara duke krijuar një largësi të konsiderueshme. Kjo mund të destabilizojë ndjeshëm posturën e të reduktojë mprehtësinë e imazhit, ndaj mos ji kaq i largët. Mbaje aparatin sa më pranë vetes dhe ruaj maksimumin e qëndrueshmërisë.

2. PËRDOR SHKREPJEN AUTOMATIKE (timer)

Një dorë e pastërvitur mirë, kur shtyp butonin për të bërë një foto mund të dridhet dhe rezultati është një imazh flu. Kur përdor timer ke disa sekonda kohë për të fituar stabilitet pas klikut.

3. PËRDOR FLASH-IN DHE GJATË DITËS

Tingëllon çuditshëm, por funksionon! Të fotografosh me flash në dritën e diellit e ndihmon aparatin të ‘menaxhojë’ ndonjë dritë natyrale që mund të hyjë papritur nga një drejtim i gabuar. Ky truk funksionon sidomos nëse shkrep kundër rrezeve të forta të diellit.

4. BËJ ZOOM ME TRUP

Të duhet një plan i afërt? Zoom-i i aparatit është një aksesor i paparë, por shumica e fotografëve amatorë nuk kanë kamera profesionale. Nëse përdor zoom-in cilësia dhe rezolucioni i fotove do reduktohej ndjeshëm, ndaj më e mira në këto raste është t’i afrohesh subjektit fizikisht.

5. PROVO KËNDE DHE POZICIONE TË NDRYSHME

Mos u fikso vetëm në një pozicion, ji fleksibël dhe eksperimento me perspektivën. Ti nuk e di se cili kënd do të të sigurojë variantin më të mirë të fotos.

6. MËSO TË PUNOSH FOTOT

Kjo nuk do të thotë se po “mashtron” edhe fotografët më të mirë në botë përdorin teknologjinë për të perfeksionuar punët e tyre. Të përpunosh fotot të ndihmon të marrësh më të mirën prej tyre.

7.LEXO

Fotografia është një kombinim i artit, shkencës dhe teknologjisë. Ka libra dhe materiale online, të cilat të ndihmojnë të kuptosh më shumë rreth koncepteve, trukeve, por dhe teknikës së fotografisë mit.

8. SIGURO NJË CARD READER (lexues kartash të memories)

Mos përdor një kabëll usb, por bli një lexues karte për të transferuar fotot nga aparati në kompjuter, në një shpejtësi normale.

9. MOS FSHI FOTO NGA APARATI

Pavarësisht sa e tmerrshme mund të duket një foto në ekranin e vogël të aparatit, ki durim ta shohësh atë në kompjuter. Edhe nëse del që është vërtet foto e keqe, studioje me vëmendje për të kuptuar se ku ke gabuar. Kështu mëson.

10. THJESHT SHKREP

Mos u mendo, mos hezito dhe mos u përpiq të kursesh kohë. Thjesht shkrep sa më shumë të mundesh, sepse mëson duke eksperimentuar dhe fiton vetëbesim duke u ushtruar. Sot përdoren aparate dixhitale, jo filma, kështu që shkrepjet nuk të kushtojnë asgjë.

Burimi: Revista Living

Nga Gentian Minga

Pin It