Biznesi i piritit kërcënon Durrësin

10-11. Kalata lindore

Ka disa muaj që biznesmenë kosovarë kanë porositur në tregjet e huaja sasira të konsiderueshme minerali piriti i cili shkarkohet në portin detar të Durrësit e më pas me kamionë merre udhët për në Kosovë.

Me maska farmaceutike në fytyrë, me dhjetëra banorë kanë protestuar sot para hyrjes kryesorë të portit të Durrësit. Ata kanë protestuar duke i kërkuar Autoriteteve Portale të Durrësit që të largojnë sasinë e Piritit e cila është depozituar në Kalatat e Portit

“Sa herë që fryn erë një shtëllungë e zezë tymi ngrihet në portin e Durrësit  dhe mbush me pluhur ballkonet dhe fasadat e banesave që gjenden pranë portit”- janë shprehur banorët.

Banorët thonë se kanë disa muaj që e kanë ngritur këtë shqetësim, pasi tymi që shkakton masa e mineralit të piritit  po ia vështirëson  jetesën por deri tani nuk është marrë asnjë masë.

Piriti bën pjesë në familjen e qymyreve. Ai përdoret si lëndë djegëse në industri apo nëpër TECE. Piriti është në formën e kokrrizave të imta dhe ndikon negativisht në shëndetin e njerëzve.

Pin It