Bllokohet Dogana e Trebishtit, rrëshqet rruga

Dogana e Trebishtit që lidh Shqipërinë me Maqedoninë është bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së rrugës.

Rruga ka rrëshqitur në pjesën e territorit shqiptar dhe mësohet se lëvizja e makinave është bllokuar nga të dy krahët. Sipas televizioneve informative rruga ka rrëshqitur në rreth 30 m gjatësi.

Moti i keq ka sjellë vështirësi në pothuajse të gjithë vendin.

Tiranapost.al

Pin It