Bonusi i strehimit, kush përfiton

Pallat

Përfitues të bonusit të strehimit janë të gjitha njësitë e qeverisjes vendore që aplikojnë pranë ministrisë që mbulon çështjet e strehimit.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1/1, të nenit 14, të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale të strehimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar në mbledhjen e djeshme kategoritë që përfitojnë bonusin e strehimit nëpërmjet fondeve të buxhetit të shtetit. Kategoritë që kanë përparësi në përfitimin nga programet sociale të strehimit, të propozuara nga ministria e Zhvillimit Urban janë: Personat me statusin e jetimit; Personat me aftësi të kufizuar, që trajtohen me përparësi nga programet sociale të strehimit”; Familjet e policëve të rënë në detyrë; Familjet e komunitetit rom; Emigrantët e rikthyer; Punëtori emigrant dhe punonjësit e Policisë së Shtetit.

Pin It