Inspektoriati i Mjedisit, deri në fund të janarit 2016 jashtë qarkullimit 1 kilometër nga rrugët nacionale të vendit.

Images

 

Në kuadër të planit të masave kundër informalitetit në fushën e transportit, e cila është miratuar në tetor të këtij viti, kërkohet që 1 kilometër nga rrugët nacionale nuk duhet të ketë subjekte të palicensuar që grumbullojnë dhe trajtojnë mjete të dala jashtë qarkullimit dhe kanë aktivitet ekonomik të parregulluar.

Inspektoriati i Mjedisit ka deklaruar se deri në fund të janarit të vitit 2016 nuk do të ketë asnjë subjekt që merret me grumbullimin dhe trajtimin e mjeteve të dala nga qarkullimi 1 kilometër nga rrugët nacionale të vendit.

“Inspektoriati ka dalë të verifikojë këto subjekte dhe nga 212 të tilla, 144 janë larguar. Ndaj 27 të tjerave të cilat nuk janë larguar është marrë masa e ndëshkimit me gjobë, me vlerë 165 milionë lekë. Ndërkohë po vijon kontrolli i gjithë subjekteve me vendim të KM, të marrë dy vjet më parë dhe nuk do të ketë më subjekte që ushtrojnë aktivitetin 1 km nga rrugët kryesore”, -ka deklaruar kreu i inspektoriatit, Ergys Agasi.

Pin It