Qeveria: 75 milionë euro garanci bankave që kreditojnë fermerët

largea_gruri1372863241

Vitin e ardhshëm, së bashku me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, qeveria do të vendosë  një fond prej 75 milionë eurosh si garanci të posaçme për bankat që do kreditojnë fermerët. Përballë borxhit të lartë dhe mungesës së parave, qeveria po tenton të mobilizojë kapitalin e bankave private për të nxitur bujqësinë, sektori i cili jep 20 për qind të prodhimit kombëtar dhe punëson gati gjysmën e popullsisë.

“Përmes këtij fondi prej 75 milionë euro ne synojmë që të gjenerohen 300 milionë euro kredi. Nga ana tjetër, ne jo vetëm do garantojmë kredinë, por do marrim përsipër dhe pagesën e interesave me qëllim që fermerët të kthejnë vetëm principalin”, deklaron ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.
Kjo nuk është skema e parë e garancive financiare për sektorin privat. Shqipëria ka tentuar skema të ngjashme edhe në sektorë të tjerë, por rezultati ka qenë i diskutueshëm.

Sipas Panaritit, ende pa u miratuar skema, në ministri kanë mbërritur aplikimet e para që do të marrin financim. “Kemi 70 aplikime gati që do të marrin kredinë nga bankat, sapo të bëhet efektiv fondi”, shton Panariti.

Pin It