MF: Investimet publike, 32 milionë më pak se plani

para-leke

Mbledhja e të ardhurave sipas planit është shndërruar në një nga sfidat më të mëdha të qeverisë. Në shtator, ajo nisi një aksion mbarëkombëtar kundër informalitetit në ekonomi. Por në tre muajt pasardhës, të ardhurat jo vetëm që nuk janë realizuar por kanë rezultuar 12.1 miliardë lekë ose 120 më të ulëta se plani në vetëm 3 muaj. Nëse këtyre mosrealizimeve do i shtohej edhe shkurtimet e buxhetit në fund të korrikut,. atëherë krahasuar me planin fillestar buxhetiti i mungojnë 31 miliardë leke.

Sipas Ministrisë së Financave mosrealizimet më të mëdha vijnë nga administrata doganore, ndërsa tatimet kanë patur një ecuri më të mirë duke realizuar 99.91 për qind të planit. Ministria thotë se mosrealizimet nuk janë si pasojë e përkeqësimit të administrimit fiskal, por lidhen me faktorë të jashtëm si rënia e cmimeve në tregjet ndërkombëtare, normat e ulëta të intersist dhe një listë tjetër e gjatë faktorësh.

Deri tani qeveria e ka kompesuar rënien e të ardhurave ndaj planit përmes kursimeve apo uljes së shpenzimeve, të cilat për 11 mujorin ishin 31 miliardë lekë më pak se plani. Ministria e Financave thotë se arsyeja kryesore e mosrealizimit janë investimet publike të cilat kanë rezultuar 18 për qind më të ulëta se plani, ndërsa për shpenzimet korrente ku hyjnë pagat, interesat e borxhit, dhe transferatet e tjera të buxhetit, ministria shprehet se janë realizuar në nivele shumë të kënaqshme rreth 94 për qind.

Pin It