Këshilltarët e LSI dorëzojnë propozimet, vendimi nesër

LSI-degjese-4

Grupi i këshilltarëve të LSI-së  ka hartuar një paketë propozimesh, e cila do të shqyrtohet nesër në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

4  janë problematikat më emergjente që janë trajtuar:

-shtimi i qendrave rinore në zonat periferike

– nxitja e formimit profesional me anë të bursave

-kryesisht në zonat rurale

-zbatimi i detyrimeve që rrjedhin nga karta e studentit dhe organizimi i turneve sportive.

Më poshtë, paketa e propozimeve nga këshilltarët e LSI:
1. Shtimi i qendrave rinore duke filluar nga njësitë periferike drejt qendrës, konkretisht ne njësitë administrative Farkë, Krrabë, njësitë administrative nr. 2, 5 dhe 6.
Në pamundësi të nënshkrimit të marrëveshjes me agjencitë imobilare sugjerojmë që të vihen në dispozicion, shkollat të cilat mund të zgjerohen edhe përtej projektit ekzistues. Bashkia ka detyrimin ta kthejë Qendrën Rinore TEN në një qendër funksionale.

2. Nxitja e formimit profesional në veçanti për zonat rurale me anë të bursave, si dhe mbështetje e iniciativave rinore në kuadrin e sipërmarrjes. Sugjerojmë vazhdimin e
nismës për promovimin e idesë më të mirë në kuadër të sipërmarrjes rinore dhe parashikimin e një fondi të caktuar për këtë nisëm.

3. Për studentët, Bashkia duhet të angazhohet në kuadër të përmbushjes së detyrimeve që rrjedhin nga ligji i arsimit të lartë për kartën e studentit.

4. Bashkia duhet të organizojë një turne sportiv midis njësive administrative në disa lloje sportesh si futboll, basketboll, volejboll.

Pin It