Qeveria: Ndal çdo derdhjeje në det të mbetjeve të anijeve

durrsi2-576x500

 

Këshilli i Ministrave ka  përcaktuar kriteret dhe rregullat që duhet të zbatojnë të gjitha mjetet lundruese që futen në territorin ujor shqiptar. Këtu përfshihen, të gjitha anijet, mjete peshkimi, mjete lundruese për argëtim për qëllime sportive ose jo, pavarësisht nga flamuri, shenja e thirrjes apo veprimtaria e tyre brenda një porti shqiptar.

Ky vendim është marrë me synim mbrojtjen e mjedisit detar nga tepricat e anijeve që përdorin portet shqiptare. Vendimi sqaron se në mbetjet që nuk duhet të shkarkohen në det janë: Tepricat nga ngarkesat detare, përfshirë mbetjet e çdo lloji të ngarkesës në bord, nga mbajtëset e ngarkesave ose çisternat, të cilat teprojnë pas përfundimit të procedurave të shkarkimit dhe pastrimit. E gjithë kostoja për trajtimin dhe largimin e mbetjeve do të mbulohet nga mbledhja e tarifës ekologjike që është e detyrueshme të paguhet nga mjetet lundruese që shkarkojnë mbetje.
Operatoret e licencuar, të kontraktuar nga Drejtoria e Përgjithshme Detare, duhet të zotërojnë kapacitetet e nevojshme për të tërhequr sasinë dhe llojet e mbetjeve, të krijuara nga anijet që përdorin atë port normalisht, dhe tepricat nga ngarkesat e tyre, duke marrë parasysh nevojat funksionale të përdoruesve të portit, madhësinë dhe pozicionin gjeografik të portit, llojin e anijeve që japin shenjën e thirrjes në atë port, si dhe të garantojnë trajtimin e këtyre mbetjeve në impiantet e tyre, të certifikuar dhe licencuar sipas legjislacionit mjedisor në fuqi dhe standardeve e normave të lejuara evropiane”, thuhet në pikën 7 të VKM-së.
Në rast shkelje të këtij vendimit, dënohet me gjobë nga 1 milionë deri në 1 milionë e 500 mijë lekë të rinj.

Pin It