Borxhi ndaj OSHEE, shtyhen afatet me skemën e re për familjarët

saati

Qytetarët të cilët rezultojnë debitorë ndaj operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike tashmë do të mund të përfitojnë nga skema e re për shlyerjen e borxhit. Ata do të mund të paguajnë shumën 2800 lekë të reja plus faturën aktuale mujore. Ndërsa skema e mëparshme parashikonte pagimin e një shume prej 8 mijë lekësh deri në shlyerjen e borxhit.

Ndërkohë një tjetër përfitim për qytetarët është shtyrja e afatit. Nga qershori që ishte afati është shtyrë deri në fund të këtij viti.

Gjithashtu OSHEE ka vendosur shtyrje të afatit deri më 31 dhjetor të 2016, i reduktimin e kamatës me 70% për abonentët familjarë që shlyejnë të gjithë debinë me një këst.

Për më shumë informacion në lidhje me këto ndryshime abonentët mund t’i drejtohen Zyrave te Kujdesit ndaj Klientit, për tu njohur me kushtet dhe detyrimet për të përfituar nga këto lehtësi.

Pin It