INSTAT: Bizneset shqiptar të prapambetur në përdorimin e internetit

internet

Ndonëse në statistika të ndryshme jemi renditur si popull i cili është shumë aktiv në internet, të kundërtën kanë treguar bizneset. Sipas një ankete të bërë nga INSTAT,  Përdorimi i kompjuterit nga ndërmarrjet shqiptare është 3 % më i ulët se vendet e Bashkimit Evropian ndërkohë që vetëm 48.8% kanë një faqe web ku prezantojnë kompaninë dhe shërbimet.

Mirela Muça, kreu i INSTAT: Ndërmarrjet ekonomike shqiptare përdorin në masën 95% kompjuterë, ndërkohë që po në të njëjtën masë përdorin ndërmarrjet ekonomike të rajonit. Dhe është vetëm 3% më e ulët se sa ndërmarrjet nga Bashkimi Evropian.

Ndërmarrjet shqiptare përdorin 91.4% të tyre përdorin internet dhe në vendet e rajonit kjo është më e rritur 95%, ndërsa krahasuar me vendet e BE-së e kanë 99% përdorimin e internetit.

Vetë Ministrja e Inovacionit Milena Harito e pranoi se ka akoma shumë punë për të bërë për përmirësimin e statistikave.

Harito: Kemi bërë shumë në drejtim të rritjes së përdorimit të teknologjisë nga biznesi por duhet të vazhdojmë. Kemi akoma shumë sfida për të arritur në nivelet ndërkombëtare, ose në atë që quhet tregu unik dixhital i Bashkimit Evropian. Sfida jonë e radhës bashkë me INSTAT-n është matja sipas një metodologjie të certifikuar e përdorimit nga individët dhe familjet.

INSTAT ka kryer në vitin 2015 vrojtimin mbi “Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit” pranë ndërmarrjeve ekonomike me mbi 10 të punësuar.

Lidhur me aktivitetin ekonomik, përqindja më e ulët e punonjësve që përdorin kompjuter vërehet në aktivitetin e Industrisë përpunuese (7,4%) dhe në aktivitetin e ndërtimit (19,0%).

Pin It