Buka e thekur shumë dhe patatet shumë të skuqura janë kancerogjene

 

 

Disa prej nesh  pëlqejnë të konsumojnë  bukë të thekur më shumë se zakonisht. Në fakt studimet e fundit do t’ju bëjnë të hiqni dorë nga kjo tekë.

Buka e thekur shumë dhe patatet e pjekura ose të skuqura shumë janë të dëmshme madje mund të jenë shkaktare të kancerit.

Sipas një agjencie amerikane që merret me studimin e ushqimeve, kjo është e vërteta e hidhur. Në një deklaratë të bujshme, Food Standards Agency në SHBA, paralajmëroi publikun për rreziqet e akrilamidit, një përbërjeje kimike që krijohet në disa ushqime kur ato gatuhen në temperatura shumë të larta (mbi 120 grade).

Gjithashtu janë publikuar edhe një numër këshillash për të ulur sa më shumë  rrezikun, duke i gatuar ushqimet derisa të bëhen në ngjyrë të artë dhe jo kafe e errët.

Pin It