Edukimi i fëmijëve, mësojini sjelle e duhura, mos i dënoni !

Prindërit indianë besojnë se e bërtitura nuk ndikon në edukim të mirë të fëmijës.

Edhe fëmijët më të përkëdheluar shpëtojnë pa u dënuar, dhe ekziston një arsye e mirë prapa kësaj metode.

Metoda e mirësjelljes

Fëmijët në Indi mësohen të jenë të sjellshëm qysh nga lindja. Durimi është në mesin e gjërave më të rëndësishme.

Informacionet e kontrolluara

Prindërit zakonisht i “detyrojnë” fëmijët të shikojnë programe televizive që u dedikohen artit dhe edukimit. Një gjë e tillë është tejet e nevojshme ditëve të sotme, kur interneti dhe televizioni mund të ndikojnë negativisht në personalitetin apo karakterin e një personi.

Sjelljet së pari…

Femrat indiane janë tejet të kujdesshme për etikën në tavolinë, dhe i mësojnë fëmijët se si t’i kenë sjelljet e duhura. Në moshën dy vjeçare, fëmijëve u falet nëse luajnë me ushqim; në moshën 10 vjeçare, një sjellje e tillë nuk tolerohet.

Pin It