Çaji i mollës, lëngu shërues i disa sëmundjeve

apple-tea-850x478

Çaji i mollës është një nga çajrat mëe të mirë që mund të konsumoni. Fruti i mollës përmban flavonoidë të cilët favorizojnë absorbimin e kalciumit duke parandaluar osteoporozën dhe artritin.

Çaji i përftuar nga fetat e thara të mollës përdoret për qetësimet psikike pas punëve të rënda, për ripërteritjen e melçise dhe pastrimit të veshkes. Pirja e rregullt e çajit të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit që kanë vuajtur nga verdhëza. Në mollë gjendet gjithashtu pektina që rregullon nivelet e sheqerit në gjak.

Çaji i mollës ndihmon në kurimin e astmës dhe bronkitit pasi përmban veti antibakteriale dhe anti inflamatore. Nëse keni problem me kostipacionin keni gjetur pijen e duhur. Ky çaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes.

Mjeku rekomandon pirjen e çajit të mollës 3 herë në ditë 1 gotë, por gjithmonë pas buke. Lulet e mollës përdoren në formën e çajit që qetëson edhe kollën. Për kollën e bute këshillohet 1 kokërr molle , lëngu i një kokrre limoni, 2 lugë mjaltë dhe pak uje. Molla pritet në kubikë të vegjël dhe zihet me ujë së bashku me lengun e limonit.

Pin It