Ndahet nga jeta në moshën 53-vjeçare George Michael

george-michael590aaol-music-uk-news110511

George Michael ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare në shtëpinë e tij në Goring, Oxfordshire. Publicisti i tij tha se ylli i “pop”-it, i cili e nisi karrierën me grupin Wham në vitet ’80 dhe që më pas pati sukses të jashtëzakonshëm si këngëtar solo, “vdiq paqësisht ditën e Krishtlindjeve në shtëpinë e tij në Goring, Oxfordshire”. Policia e Luginës së Tamizit tha se po e trajton vdekjen e Micheal si të pashpjeguar, por nuk ka rrethana të dyshimta. Sipas autoriteteve britanike, ekzaminimi “post mortem” do të shpjegojë gjithçka, ndërsa mediat që tani spekulojnë se ikona e muzikës humbi jetën pas problemeve me zemrën.

George Michael lindi në vitin 1963, në veri të Londrës, me emrin Georgios Kyriacos Panayiotou dhe gjatë karrierës së tij fantastike që zgjati thuajse katër dekada shiti mbi 100 milionë albume. Ai u bë i famshëm në duetin Wham me shokun e shkollës Andrew Ridgeley, me të cilin dolën katër herë në vendin e parë të hitparadave britanike, para se ai të këndonte solo dhe të fitonte famë botërore me albumin Faith në vitin 1987.

Hitet si “Careless Whisper” dhe “Fastlove” e bënë George Michael të dashur për njerëzit anembanë botës, ndërsa gjithashtu konsiderohet si njeriu që solli një frymë të re në muzikën “pop”. Organizatorët e çmimeve Grammy, nga të cilët Michael fitoi dy, thanë se talenti i tij i jashtëzakonshëm pati një impakt të thellë në të gjithë artistët në botë dhe kontributi i tij artisitk do të jetojë përgjithnjë.
Homazhe për Micheal kanë ardhur nga e gjithë bota e muzikës dhe nga miliona fansa në të gjithë planetin.

Pin It