Ndahet nga jeta Bujar Lako. Kumbaro: “Ike pabesisht, por mbete përjetësisht Gjeneral Gramafoni!

lakooo

Ndahet nga jeta në moshën 68 vjeçare, aktori i njohur i kinematografisë dhe teatrit  shqiptar,  Bujar Lako. Lako ka ndërruar jetën mëngjësin e sotëm si pasojë e ataku kardiak.

Bujar Lako lindi në Tiranë më vitin 1948.Karrierën si aktor e fillon në Teatrin Kombëtar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, më 1973. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave “Në fillim të verës” i G. Erebarës dhe “Perballimi” i V. Gjikës.

Pas kësaj ai realizon një sërë figurash në rreth tridhjetë filma midis të cilëve: “Gjeneral gramafoni” V. Gjika, “Udha e shkronjave” V. Prifti, “Ballë per ballë” K. Çashku, P. Milkani, “Kthimi i ushtrisë se vdekur” dhe “Gurët e shtëpisë sime” Dh. Anagnosti, “Amiko” Cizia Zyke, produksion francez. Në teatër ka interpretuar rreth shtatëdhjetë role, midis të cilëve veçomë: “Vizita e inspektorit” Xh. Pristli, (Dh. Pecani), `Monserati” E. Robles (P. Mani), “Vdekja e një komisioneri” A. Miler (F. Haxhiraj), “Vdekja e Dantonit” Byhner (V. Milçin), “Ditë vere” Mrozhek, (B. Lako), “Ariu” Çehov (S. Duni) etj. Në vitin 1992 interepreton në Teatrin e Kombësive ne Shkup në produksionin “Varrtarët” .

Në vitin 1975 nderohet me çmimin e veçantë per filmin “Përballimi”. Në vitin 1979 çmimin e veçantë per filmin “Ballë per ballë”.

Në festivalin e filmit të vitit 1979 vlerësohet si aktori me i mirë i festivalit dhe nderohet me kupën e festivalit per rolin e Halit Beratit në filmin “Gjeneral gramafoni”. Në vitin 1979 është lauruar me çmimin e Republikës së shkallës se pare, per filmat “Gjeneral grarnafoni” dhe “Ballë per ballë”.

Në vitin 1982 është nderuar me urdhrin “Naim Frashëri” klasi i pare, per interpretim në teatër. Në festivalin e filmit të vitit 1991 është shpallur aktori me i mirë per interpretimin e rolit të gjeneralit në filmin “Kthimi i ushtrisë se vdekur”.

Në vitin 1985 fiton titullin “Artist i Merituar” Ne vitin 2005 Ka marë “Palmën e artë” si aktori më i mirë i Festivalit në edicionin e 29 “Cairo International Film Festival” me filmin “Megic Eye” të regjisorit Kujtim Çashku.

Ky është cmimi më i madh i marë nga një aktor Shqipëtar në një festival të kategorise A. Në vitin 2013 iu dha titulli “Nder i Kombit” nga Presidenti i Republikës.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit të madh Bujar Lako.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ministrja Kumbaro shkruan “Ike pabesisht Bujar Lako, por mbete përjetësisht Gjeneral Gramafoni! Lamtumirë Artist ndonëse nuk na ikën dot!”.

Pin It