Risi: Teknologjia lidhet me shqisën e të prekurit

1482487125dorashka

Shkenca sëfundmi po sjell të tjera risi atë të haptic, lidhja mes teknologjisë dhe shqisës së të prekurit.

Deri më sot eksperienca jonë me haptics ka qënë e lidhur me një dridhje në xhep kur vinte një mesazh në telefon, apo në disa lojëra. Por ekspertët thonë se teknologjia, e cila është zhvilluar shumë prej dekadash është gati për një procesor më të shpejtë, sensorë më të lirë dhe aparatura të realitetit virtual.

Disa nga produktet e ndërthurjes së teknologjisë me ndjesinë e prekjes janë këpucët smart ku sensorët haptic lidhen nëpërmjet bluetooth me aplikacionin e navigimit në smartphone-in tuaj dhe mund të jenë shumë të mira për të mos parë herë pas here telefonin për t’u orientuar.

Teknologjia me ndjesinë e prekjes është edhe në elektroshtëpiaket. Mund ta ndizni sobën tuaj pa shtypur asgjë, por duke valvitur dorën tuaj në ajër dhe ndezja bëhet nëpërmjet valëve ultrasonike.

Pin It