Ronaldo mesazh për fëmijët në Siri (VIDEO)

https://www.youtube.com/watch?v=8q_FPnWwnPU

Ylli i futbollit të ditëve të sotme, fitues i 4 herë i “Topi i Artë”, Cristiano Ronado në llogarinë e tij në Twitter u ka dedikuar një video-mesazh fëmijëve që po vuajnë nga luftimet në Siri.

“Kjo është për fëmijët e Sirisë, ne e dimë që ju po vuani shumë. Unë jam një lojtar shumë i famshëm, por ju jeni heronjtë e vërtetë. Mos humbisni shpresën, bota është me ju. Ne shqetësohemi për ju. Unë jam me ju”.

Siria prej vitit 2012 është e përfshirë nga lufta civile mes regjimit dhe rebelëve, por edhe kundër zonave të pushtuara nga anëtarët e ISIS.

Numri i viktimave gjatë luftimeve në Siri gjatë kësaj periudhe janë me mijëra, ku nuk bëjnë përjashtim as fëmijët.

Pin It