Zinedine Zidane, trajneri që di të menaxhojë krizat

zidane_recadre

Lojtarët e Real Madridit e kanë bërë të qartë se ata do të donin që Zinedine Zidane të vazhdojë edhe sezonin e ardhshëm dhe besojnë se marrëdhënia e tij me ta është e ngjashme me atë që kishin me Carlo Ancelottin.

Ekipi asnjëherë nuk u lidh me ish-trajnerin Rafa Benitez dhe mendon se Zidane i kupton nevojat e tyre për të arritur në nivelin më të lartë të suksesit individual dhe kolektiv.

Metodat e tij kanë injektuar menjëherë besimin aq të nevojshëm në zhveshtore dhe komunikimi i tij me lojtarët nuk ka qenë një çështje që nga dita e parë. Zidane ka menaxhuar marrëdhëniet personale dhe profesionale në një mënyrë që i ka zbuluar me pozitivitet kur Ancelotti ishte në krye të Realit dhe kur vet Zidane ishte asistent i tij.

Cristiano Ronaldo është në mesin e disa lojtarëve të mëdhenj që dëshiron që Zidane të vazhdojë si trajner sezonin e ardhshëm, edhe nëse ata nuk do të fitojnë asnjë trofe këtë sezon. Ai (Cristiano) dhe të tjerët, mendojnë se klubi do të bënte të njëjtin gabim nëse do të lejonte që Zidane të largohet njëjtë siç bën me Ancelottin verën e kaluar.

Ka qenë një surprizë menyra se si Zidane ka arritur të menaxhojë momentet e krizës, duke përfshirë humbjen në derbin kundër Atletico Madrid dhe humbja ndaj Wolfsburgut në ndeshjen e parë të Champions Leagues. Përgjigja e qetë dhe maturia ka përforcuar besimin tek trajneri francez.

Konsiderohet se përvoja e tij duke triumfuar në Kupën e Botës dhe Kampionatin europian me vendin e tij, sëbashku me Champions Leaguen i kanë mundësuar atij të merret dhe të mësohet me këtë lloj presioni.

Një tjetër tipar befasues ka qenë marrëdhënia e tij natyrore me mediat, duke folur për harmoninë dhe atmosferën e mirë në kampin e trajnimit.

Pin It