Rama e Nikolla, dënojnë rastin e kërcënimit të kandidatit Mynyr Koni

rama

Rastin e kërcënimit të kandidatit për rektor të universitetit të Tiranës Mynyr Koni e ka dënuar për herë të parë edhe kreu i qeverisë Edi Rama si dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla. Kryeministri Rama tha se historia e kërcënimit të profesor Konit është e trishtë por kjo nuk tregonë përzierjen e politikës në këtë mes por dëshmon vullnetin e plotë të Qeverisë sonë për të mos lejuar askënd të cënojë Universitetin

 #Rama Nuk ka kandidat të PS.Janë kandidatë të Universitetit, Fakultetit, që përfaqësojnë një karrierë, meritën e tyre.

Të gjithë janë të barabartë. U takon atyre që zgjedhin të bëjnë zgjedhjen e tyre duke pasur parasysh që nuk po zgjedhin një parti, deputet, kryetar bashkie, por personin dhe personat që do të çojnë përpara reformën dhe do ta  zbatojnë në praktikë.

Ajo që ndodhi para tre ditësh nuk dëshmon cënimin e Universitetit por dëshmon vullnetin e plotë të Qeverisë sonë për të mos lejuar askënd dhe për asnjë arsye të cënojë Universitetin.

Kjo është e vërteta e thjeshtë e një historie shumë të trishtueshme, terësisht të papranueshme, por që askush nuk mund ta marrë dhe ta përdorë duke përdorur Universitetin për të bërë hesapet dhe nxjerrë përfitimet e veta. Kështu që unë ju siguroj se në çdo rast ne do jemi në krah të Universitetit, të të zgjedhurve, pedagogëve, pa dallim brenda kufijve të kësaj bote.

Nuk do vimë asnjëherë këtu, përveçse po të jemi të ftuar të flasim për politikë, qoftë ne apo këdo që mund të ftoni.Ftoni kë të doni, po na ftuat do të bëjmë politikë këtu. Përndryshe ne  jemi këtu  vetëm për tu thënë që jemi bashkë me ju ta çojmë përpara Universitetin.

 

Më tej rama shtoi se në arsim nuk bën diferencime të tanët dhe të atyreve. Ai tha se në universitetee ruhet autonomia. Këto deklarata kreu i qeverisë i bëri në përurimin e rrugës së ristrukturuar pranë Korpusit ku nuk la pa akuzuar edhe kundërshtarët politik për munges investimesh.

Pin It