Avokati i Popullit rekomandim Prokurorisë, për nisjen e hetimeve ndaj IKMT

totozani-igli

Prishja e disa banesave të Komunitetit Rom në rrugën “Irfan Tomini” në Selitë rreth dy muaj më parë nga IKMT, ka ngritur shqetësimin e Avokatit të Popullit Igli Totozani.

Në një deklaratë të dërguar për mediat Avokati i Popullit i ka rekomanduar Prokurorisë së Tiranës që të nisë hetimet për IKMT-në në Tiranë pasi ka shembur banesat e tyre të cilët ishin vendosur në atë vend që para 1991.

Institucioni i avokatit të popullit njofton se menjëherë pas shqetësimit të depozituar në këtë institucion nga banorët e prekur të komunitetit rom, disa komisioner të institucionit që ai drejtonë kanë kryer disa hetime të pavarura. Ndonëse banorët të cilët ishin vendosur aty në gusht të vitit 1991 kishin aplikuar për legalizim të banesave të tyre pasi ishin ndërtuar para vitit 1991, jo vetëm që nuk u legalizuan por iu shemben me dhunë nga IKMT.

Sipas avokatit të popullit punonjësit e IKMT akuzohen për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim.

Pin It