Moti i ftohtë, Totozani fton pushtetin vendor të marrë masa për strehimin e grupeve në nevojë

ftohte

Avokati i Popullit, Igli Totozani, iu ka bërë thirrje drejtuesve të pushteti vendor që të marrin masa për strehimin e të pastrehëve dhe grupeve në nevojë emergjente, në këtë mot të ashpër me temperatura ekstreme.

Totozani i dërgoi një rekomandim të gjithë Kryetarëve të Bashkive për marrjen e masave organizative për përgatitjen e vend-strehimeve apo vend-qëndrimeve provizore për grupe në nevojë emergjente, që kërkojnë ndihmë nga organet e pushtetit vendor, me qëllim parandalimin e situatave që mund të rrezikojnë jetën apo shëndetin e tyre.

Apeli i Avokatit të Popullit i drejtohet të gjithë strukturave të tjera shtetërore, si edhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, që të tregojnë solidaritet për të vetmuarit, të pamundurit dhe çdo njeri që ka nevojë për ndihmë.

Totozani gjithashtu vlerësoi qëndrimin e Ministrisë së Shëndetësisë për masat paralajmëruese për ditët e ftohta në vijim.

Pin It