Pse Luis Figo la Barcelonën për Realin?!

luis-figo-43922

Ish-mesfushori portugez, Luis Figo, është pyetur edhe një herë për të kaluarën e tij në Spanjë.

Duket se ish-ylli i Real Madridit dhe Barcelonës është lodhur nga kjo pasi sipas tij çdo gjë në jetë nuk sillet vetëm rreth këtyre klubeve.

“Zakonisht nuk flas për shtypin katalunas, por kësaj here do të bëjë një përjashtim”, ka thënë Figo gjatë një konference për shtyp në Berlin, raporton AS.

I pyetur për se a ishte i lumtur më shumë për fitoren e Real Madridit ndaj Getafes, apo triumfin e Valencias në Camp Nou, ylli portugez i cili ka luajtur për dy klubet më të mëdha spanjolle tha:

“Nuk më jep kënaqësi humbja, nuk ndikon në jetën e time për të më bërë më të lumtur. Jam një sportist, nuk kam asgjë kundër Barcelonës, jeni ju (shtypi katalunas) që keni diçka kundër meje”.

“Kam pasur pesë vite të mëdha në Camp Nou, u largova për arsyeje sportive dhe financiare edhe sepse nuk kisha hapësirë të mjaftueshme”, ka thënë Figo

Pin It