Tashmë edhe mund të fluturojmë…!

Kompani franceze “Zapata Racing” ka krijuar një pajisje të ngjashme me një dron, e cila mund të fluturojë me një shpejtësi maksimale deri në 148 kilometra në orë dhe mbi të mund të mbajë një person.

E jashtëzakonshme kjo pajisje e krijuar nga kjo kompani, e cila mund të arrijë të ngrihet në një lartësi deri në 3 mijë metra.

Katër motorë, janë të vendosur në këtë pajisje në mënyrë të ngjashme me ato të një droni, duke bërë të mundur ekuilibrimin.

Së fundmi, është publikuar një video e një personi, duke fluturuar, që fillimisht është testuar mbi ujë dhe duket se testi i parë ka kaluar me sukses të plotë.

Pin It