Rregullimi i tregut të gazit, Gjiknuri takim me bizneset

damian_gjiknuri_te_ministria_11276

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me përfaqësuesit kryesorë të shoqërive të tregtimit me shumicë të gazit të lëngshëm. Temë e diskutimit ishte zbatimi i vendimit më të fundit të Këshillit të Ministrave për rregullat e reja në tregtimin e bombolave të gazit. Ministri ka kërkuar që të disiplinohet tregu i gazit akoma më në favor të mbrojtjes së konsumatorit por edhe në favor të biznesit të ndershëm. Shpesh herë bombolat mbushen në mënyrë ilegale dhe kjo është një tregti e paligjshme, me evazion fiskal por humbasin mbi të gjitha konsumatorët, — u shpreh ministri Gjiknuri.

Ministri kërkoi nga drejtori i Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial vënien në zbatim sa më shpejt të VKM-së, ndërsa ftoi publikun e median të jenë gjithashtu vigjilent për të denoncuar çdo lloj abuzimi. “Stacionet e shitjes së bombolave duhet të ngrihen. Të gjitha kompanitë sh.a, qoftë ato që kanë stacione karburanti të ngrenë pikat për tregtimin e bombolave. Do të ketë ndëshkime të ashpra për ata që nuk respektojnë tregtimin e bombolave të gazit në mënyrë të rregullt”, — paralajmëroi Gjiknuri.

Duke ju drejtuar përfaqësuesve të shoqërive të tregtimit me shumicë të gazit, Ministri Gjiknuri tha se ato kanë përgjegjësinë tashmë për të ndjekur deri në fund sigurinë e bombolave. “Është bërë e mundur që tregtimi të bëhet edhe afër pikave të karburantit por jo më mbushja në ato pika. Do jetë stacioni për shitjen e bombolave, do jepet bombol boshe dhe do merret bombol e mbushur. Mbushjet do bëhen në vendet e veçanta, sipas parametrave që kërkon industria”, — nënvizoi Gjiknuri ndërsa këmbënguli se duhet patjetër të jenë të çertifikuara bombolat.

Pin It