Celta Vigo eliminon Atleticon nga kupa (VIDEO)

Celta Vigo është skuadra e parë e kualifikuar në gjysmëfinale të Copa del Reyt, pasi ka eleminuar Atletico Madridin.

Celta në ndeshjen e sontme mposhti Atleticon në udhëtim 3:2, duke u kualifikuar tutje me rezultat të përgjithshëm 3:2. Pasi ndeshja e parë kishte përfunduar baras 0:0.

Golat për Celtan i shënuan Hernandez dy dhe Guidetti, ndërsa për Atleticon shënuan Griezmann dhe Correa.

celta.png

Pin It