Çfarë i ndodh trupit kur nuk hamë mëngjes

Vakti kryesor dhe më i rëndësishmi është mëngjesi, jo vetëm për një ditë të mirë, por edhe për një shëndet të mirë gjatë gjithë jetës. Më poshtë do të lexoni se çfarë i ndodh trupit kur nuk hani mëngjes.

Mund të shëndosheni

Mosngrënia e mëngjesit lidhet direkt me shtimin në peshë. Sipas disa studimeve disa persona që hanë mëngjes janë më të prirur për t’u ushqyer në mënyrë korrekte dhe të balancuar. Një tjetër teori, shpjegon se kush nuk ha mëngjes konsumon më shumë ushqim gjatë kohës që është pushim në zyrë, madje edhe hanë dyfish në drekë.

Ngadalësohet metabolizmi

Kur nuk konsumoni vaktet e rregullta, trupi juaj ndalon së konsumuari energji dhe e ruan atë. Ngadalësohet metabolizmi për të kompensuar kufizimin kalorik. Pra, ndër të tjera ngrënia e mëngjesit ka impakt pozitiv edhe në djegien e energjisë gjatë ditës.

Truri nuk funksionon 

Rënia e sheqerit në gjak ndikon në aktivitetin njohës. Mos ngrënia e mëngjesit nuk jep elementet e duhura për të nisur ditën, mbi të gjitha pas një nate të gjatë.  Kjo nuk do të thotë se ju duhet të hani vetëm sheqerna, por zgjidhni karbohidratet komplekse të tilla si drithërat, proteinat dhe yndyrat e mira që gjenden në avokado.

Jeni më nervozë

Kur jeni të uritur jeni më të ndjeshëm dhe më grindavec. Mos ngrënia e vakteve shkakton rënie të sheqerit në gjak duke sjellë nervozizëm dhe lodhje.

“Serotonina dhe dopamina, njohur edhe si neurotransmetues, janë substanca kimike prodhuar nga truri për të rregulluar ndjenjat dhe humorin” shpjegon studiuesja Shannon R. Weston- sepse ekziston një lidhje mes konsumimit të ushqimit dhe bilancit të neurotransmetuesve të prodhuar nga truri. Studiuesja thotë se “kapërcimi i vakteve vë nën stres trupin dhe ndikon në nivelin e dopaminës dhe serotoninës”.

Bie energjia

Nëse jeni pa mëngjes keni më pak energji për të ushtruar çdo lloj aktiviteti. Sipas të dhënave të Universitetit Wiskonsin, mëngjesi përbën 25% të energjisë ditore, mes të cilave fibra dhe proteina të cilat kanë përmbajtje të lartë energjie.

Je më i stresuar
Mosngrënia e mëngjesit rrit nivelin e kortizolit, hormonit të stresit. Një studim i zhvilluar në vitin 2014 nga Universiteti i Kalifornisë, ka evidentuar se gratë të cilat nuk hanin mëngjes kishin nivel të më të lartë të kortizonit në krahasim me gratë që hanin mëngjes.

Inflamacion kronik

Në një studim të kryer në vitin 2017, studiuesit e Universitetit Hohenheim në Gjermani, kanë marrë si mostër për tre ditë rresht analizat e gjakut të 17 personave të rritur dhe të shëndetshëm. Një ditë nuk kanë ngrënë mëngjes; një tjetër ditë darkën dhe në ditën e tretë kanë konsumuar normalisht të tria vaktet. Pasi kanë krahasuar mostrat, studiuesit kanë zbuluar që personat të cilët nuk kishin ngrënë mëngjes  kishin përqendrim më të lartë të glukozës dhe oksidim më të madh të yndyrave. Kjo sjell vështirësi në djegien e yndyrave në vend të sheqernave.

Keni më shumë uri

Një mëngjes me proteina ndihmon në menaxhimin e urisë gjatë ditës. Madje shpjegojnë studiuesit-proteinat ushqimore largojnë oreksin, japin ndjesinë e ngopjes nga njëri vakt te tjetri, dhe njerëzit që konsumojnë një mëngjes të pasur me proteina kanë si tendencë të konsumojnë më pak kalori në ditë krahasuar me ata që hanë një mëngjes të pasur me karbohidrate.

 

Pin It