Çfarë spektakli në “Camp Nou” (VIDEO)

e-pandalshme-barca-vazhdon-n-euml-krye-video_hd

Barcelona ka arritur fitore ndaj Celta Vigos me rezultat 6-1.

Vendasit dominuan gjatë gjithë ndeshjes, por edhe mysafirët kishin rastet e tyre.

Goli i parë erdhi nga Lionel Messi nga gjuajta e lirë në minutën e 28-të, por Celta u kundërpërgjigj nga pika e bardhë pas dhjetë minutash me anë të John Guidettit dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte një festival golash, pasi u shënuan plotë katër të tillë.

I disponuari për lojë Lusis Suarez shënoi tre herë radhazi në minutat 59’, 75’ dhe 82’, ky goli i fundit erdhi nga një pasim i Messit nga pika e bardhë.

Dy golat e tjerë u shënuan nga Ivan Rakitc (84’) dhe Neymar (90’) dhe kështu përfundoi edhe spektakli në Camp Nou.

Pas kësaj fitore Barca vazhdon në vendin e parë me 57 pikë, ndërsa Celta në vendin e tetë me 35 pikë.

Pin It