Inter ngec sërish, triumfon Fiorentina (VIDEO)

111Fiorentina ka përmbysur rezultatin ndaj Interit, duke fituar në fund 2:1 në ndeshjen që u zhvillua në ‘Stadio Artemio Franchi’

Interi e nisi shumë mirë ndeshjen, duke kaluar të parët në epërsi. Ishte Marcelo Brozovic, ai që shënoi për 1:0 në minutën e 26’të.

Zikaltërit e ruajtën këtë rezultat deri në minutën e 60’të, kur Borja Valero barazoi gjithçka në këtë takim.

Me 30 minuta lojë të mbetur, Fiorentina vazhdimisht sulmoi mysafirët, teksa edhe skuadra e Robrto Mancinit kishte rastet e veta.

Kur u menduar se skuadrat do t’i ndajnë pikët, në skenë doli Khouma Babacar që shënoi në minutat shtesë të takimit.

Kujtojmë se Interi mbeti me një lojtar më pak në fushë nga minuta e 82’të. Mbrojtësi Alex Telles u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke u detyruar të lëshoj fushën.

https://www.youtube.com/watch?v=dfXM8w5t4S0

Pin It