Çfarë të gatuaj sot për iftar?/ Receta Ramazani

1.Supë me perime me mish pule 

Përbërësit

400 gr mish pule
1 lugë gjethe selino
2 kokë qepë
100 gr bizele
2 patate
1 spec i gjelbër
2 decilitra lëng domatesh
5 lugë vaj
erëza

Përgatitja:

1.Mishi i bardhë i pulës, speci, qepët dhe patatet pastrohen dhe priten në katrorë.

2.Në pak vaj fërgoni qepët, sa të marrin pamje të kristaltë, shtohet mishi i pulës e selinoja dhe kohë pas kohe i shtoni ujin.

3.Kur perimet e mishi të jenë gjysmë të fërguara, shtohet speci, patatet, bizelet dhe erëzat sipas shijes.

4.Më pas i shtohet ujë dhe zihen në temperaturë mesatare, derisa të zbuten perimet.

5.Nga fundi i zierjes shtohet lëngu i domatës.

2. Lazanja me kërpudha dhe mish pule

Përbërësit:
1 pako petë lazanje
200 gr kërpudha
350 gr mish pule
100 gr djathë pice
1 qepë
Kripë
Piper i zi
Rigon
Majdanoz

Për salcën beshamel:
500 ml qumësht
50 gr gjalpë
3 lugë gjelle miell

Përgatitja:
1.Shtoni mishin e pulës në një tenxhere me ujë dhe kripë dhe vendoseni në zjarr të ziejë për disa minuta.

2.Vendosni një tigan me vaj në zjarr dhe shtoni në të qepën e prerë hollë. Kaurdisini derisa të zbutet dhe më pas shtoni në të edhe mishin e pulës të cilin e keni larguar nga zjarri dhe e keni prerë në copa të vogla.

3.Hidhni më pas kërpudhat, pak piper të zi, rigon dhe kripë. Kaurdisini për disa minuta në zjarr të ngadaltë.

4.Ndërkohë përgatisni salcën beshamel duke shtuar në një tigan gjalpin dhe miellin. Kaurdiseni për rreth 2 minuta dhe hidhni në të qumështin. Pasi ka zier për disa minuta, largojeni nga zjarri dhe rregullojeni me pak kripë.

5.Në një enë për pjekje të lyer me yndyrë vendosni petët e lazanjës dhe mbi të shtoni një shtresë nga masa me kërpudha dhe mish pule. Spërkatini me pak djathë të grirë , majdanoz dhe pak beshamel.

6.Ndiqni sërish të njëtin proces derisa përbërësit të përfundojnë. Vendoseni në furrë të piqet për rreth 30 minuta në temperaturën 200 gradë Celcius.

3. Sallatë greke 

Përbërësit

200 g djathë i bardhë

200 g sallatë jeshile

1 kokërr qepë e kuqe

2 kastraveca

2-3 kokrra domate

rigon

vaj ulliri

kripë

150 g ullinj

Përgatitja:

1.Pasi kemi larë sallatën jeshile dhe domatet i presim copa-copa.

2. Më pas presim në copa rrethore kastravecët dhe qepën e kuqe.

3. Në një tas shtojmë të gjithë përbërësit e lart përmendur.

4. Shtojmë djathin e bardhë të cilin e kemi prerë në forma kubi të vogla.

5. Më pas shtojmë ullinjtë dhe sipas dëshirës i hedhim vaj ulliri, rigon dhe kripë.

6. I kaurdisim të gjitha bashkë me ndihmën e një luge druri.

 

4.Sallatë frutash me kos

Përbërësit:

Dy banane

Një portokall i madh

 Një kivi

Një hurmë

Dy mollë të ëmbla

Një gotë kos

Një lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja:

1.Fillimisht lajini të gjitha frutat, pastaj qërojini dhe i prijini në formë kubike me madhësi të njëjtë.

2.Para se t’i shtoni mollët, hidhini lëng limoni.

3.Vendosni frutat në një tas, përziejini dhe më pas shtoni kosin.

 

 

Pin It