Cili është sekreti i lumturisë?

18-Things-Happy-People-Never-Do

Sipas revistës amerikane “Psychology Today”, profesoresha nga Universiteti i Kalifornisë, Sonja Lyubomirsky, shprehet se: “40% e aftësisë që njeriu të ndihet i lumtur dhe i kënaqur, qëndron brenda fuqisë së tij për të ndryshuar, “Poëer of Change”.

Ndryshimi midis një jete të lumtur dhe një jete të pashpresë e të trishtuar, është fakti se sa herë dhe sa gjatë qëndrojmë në gjendjen e dytë.

Njerëzit e lumtur e pranojnë se jeta në disa momente është e vështirë, por ata e kalojnë çdo vështirësi me kërshëri dhe jo me ndjenjën se ata janë viktima. Ata marrin përgjegjësi për atë që bëjnë dhe që i fut në telashe dhe përqendrohen se si të dalin sa më shpejt nga ajo gjendje.

Këmbëngulja për të gjetur një rrugëdalje dhe jo ankesat ndaj rrethanave, janë simptoma të një njeriu që është në gjendje të jetë i lumtur. Ata të cilët nuk ndihen të lumtur, e shohin veten e tyre si viktima të jetës dhe ngecin te mendimi “shihni çfarë më ndodhi mua”, në vend që të mundohen të gjejnë një zgjidhje për problemin e tyre.

Njerëzit e kënaqur me jetën, kanë një sens të mirë për komunitetin pranë tyre dhe takojnë njerëz të rinj me zemër të hapur dhe të çiltër.

E kundërta e tyre janë njerëzit, të cilët janë mosbesues ndaj të panjohurve që takojnë për herë të parë. Për fat të keq, kjo sjellje, mbyll dyer të reja jashtë rrethit të tyre të ngushtë dhe i pengon ata të formojnë lidhje të reja.

Njerëzit që nuk janë të lumtur, e krahasojnë vazhdimisht veten e tyre me të tjerët dhe besojnë se fati i mirë i një tjetri, “vidhet” nga fati i tyre. Ata i krahasojnë të mirat e të tjerëve me veten e tyre, sikur mirësia të ishte e kufizuar dhe jo e mjaftueshme për të gjithë. Kjo gjë sjell xhelozi dhe brenga.

Në kontrast, njerëzit e lumtur kanë aspirata të arrijnë më të mirën kur e shohin këtë te të tjerët. Ata besojnë se qenia e tyre është tepër e veçantë dhe unike, dhe nuk mund të përsëritet ose të kopjohet nga askush tjetër. Këta njerëz kanë besim të patundur te mundësitë e panumërta në jetë, dhe u duket qesharake që mirëqenia e tjetrit të zvogëlojë mundësinë e tyre për sukses dhe lumturi.

Ekziston një ndryshim i madh midis kontrollit të plotë dhe përpjekjes për të arritur objektivat dhe qëllimet tuaja. Njerëzit e lumtur gjithmonë hedhin hapa të përcaktuar për të arritur qëllimet e tyre, por ama janë të vetëdijshëm se jeta shpesh të krijon surpriza jo të këndshme dhe ngjarje të paparashikueshme.

Njerëzit e lumtur përmbajnë një dozë të shëndetshme zhgënjimi që i lejon ata të ëndërrojnë për të ardhmen dhe dëshirat që kanë. Ata gjithashtu e ndiejnë frikën dhe ankthin, por ka ndryshim të madh; ata nuk i përjetojnë ato. Përkundrazi, kur mendojnë për diçka që u shkakton ankth, pyesin veten se çfarë kanë në dorë të bëjnë, në mënyrë që të shmangin një ngjarje që u krijon ankth. Nëse nuk e kanë në dorë ta parandalojnë, ata mundohen të merren me gjëra të tjera.

Njerëzve që nuk ndiejnë lumturi, u pëlqen të jetojnë në kohën e shkuar. Ajo çfarë u ka ndodhur atyre dhe vështirësitë e së shkuarës mbushin bisedat e tyre. Kur nuk kanë më se ç’të thonë për të kaluarën, kthehen te jeta e të tjerëve dhe bëjnë thashetheme.

Njerëzit e lumtur jetojnë çastin dhe ëndërrojnë për të ardhmen! Çdokush mund ta ndiejë energjinë e tyre pozitive në një dhomë. Ata janë gjithmonë të kënaqur për atë që po bëjnë ose ndërtojnë, ndihen mirënjohës dhe me fat për ato që kanë, dhe ëndërrojnë për mundësitë e ndryshme që mund t’u ofrojë e ardhmja.

Praktika ditore e zakoneve pozitive, është ajo që e ndan një njeri të lumtur nga një të trishtuar, dhe jo të bësh çdo gjë në mënyrë të përkryer. Ecni, rrëzohuni, ngrihuni, përsëriteni! Ngritja përsëri në këmbë është sekreti i lumturisë.

 

Pin It