Kadare, “Komandant i Legjionit të Nderit”

Kadare-633x330

Shkrimtari i njohur, Ismailk Kadare, është nderuar me urdhrin “Komandant i Legjionit të Nderit” një nga dekorimet më të larta ta shtetit francez dhënë nga vetë Presidenti François Hollande. Bashkë me Kadarenë, ky çmim ka shkuar dhe për shkrimtarin Michel Tournier dhe muzikantin Michel Legrand, ndërsa këngëtarja Vanessa Paradis “Kavalier i Legjionit të nderit”. Ky çmim vjen në fillim të një viti të shpallur si “viti i Kadaresë” nga ana e Bashkisë së qytetit të Gjirokastrës, pasi përkon me 80-të vjetorin e lindjes së shkrimtarit. Ky vlerësim është quajtur një fillim i mbarë i vitit për kulturën shqiptare. Presidenti François Hollande e ngriti Ismail Kadarenë në gradën më sipërore të Urdhrit të Legjionit të Nderit, dekorata më e lartë e Francës.

Për ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, kjo ishte mënyra më e mirë si mund të niste 2016-ta”. Nderim për veprën e Ismail Kadaresë, një nder shumë i madh që i bëhet edhe Shqipërisë dhe gjuhës shqipe në të cilën krijon shkrimtari. Hapet kështu një vit i veçantë për letrat shqipe!”, shprehet Kumbaro.

Pin It