Zhgënjen Milan, humb në San Siro

milannn

Milan vazhdon mos të bindë në Serinë A duke pësuar humbjen e gjashtë sezonale duke u mposhtur nga Bologna (0-1) para tifozëve në San Siro.

Një gjysmë e parë e zbehtë sa u përket rasteve dhe i tillë ishte rezultati pas 45 minutash (0-0).

Rossonerët patën më shumë nga loja dhe ishin skuadra që mund të shënonte, porse Honda, Montolivo, Bonaventura e Bacca nuk ishin të saktë në rastet e tyre.

Emanuele Giaccherini kalon Bolognan në avantazh në minutën e 82.

Milani është i shtati në tabelë me 28 pikë, ndërsa Bologna mban vendin e 15-të me 22 pikë.

Pin It