Cili ka qenë vargu i fundit i Kur’anit i zbritur prej Zotit?

Komentues të shumtë janë të një mendjeje sa i përket vargut 281 të sures El Bekare që ta deklarojnë këtë si shpallje të fundit.“Dhe ruajuni asaj Dite, që do të ktheheni tek Allahu, në të cilën, çdokujt do t’i jepet ajo që ka fituar, pa pësuar as më të voglën padrejtësi.” [Surja Bekare, 281]

Disa dijetarë mendojnë se vargu i fundit i shpallur është vargu 282 ose 278 i së njëjtës sure. Madje dikush ka thënë se këta tre vargje janë shpallur në të njëjtin rast. Profeti mbaroi së bëri dritë njerëzisë vetëm disa netë para shpalljes së fundit. Dhe së fundi, disa dijetarë kanë pohuar se vargu 3 i sures Maide është shpallja e fundit. “Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj”. [Surja Maide, 3]

Shumë dijetarë islamë, (bazuar mbi një hadith të Hz. Omer Ibn  Hattab) e kundërshtojnë këtë pohim sepse, sipas tyre, ai ka qenë shpallur gjatë haxhit të fundit të Profetit (a.s.).

Burimi: Hasan I. Nahi, “Kurani i Madhërishëm“, shtëpia botuese: MILENIUM I RI, Tiranë 2006, fq. 16.

Pin It