Dakordesia e BE-së për emigrantet, Turqia fiton lëvizjen pa viza në BE

merkeli-655x445

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, bëri të ditur se udhëheqësit e Bashkimit Europian ranë dakord që trajtimi i emigrantëve Sirian të bëhet në Turqi. Pra të gjithë emigrantët që zbresin në ishujt grek do të transportohen në Turqi ku do ti nënshtrohen disa veprimeve ligjore për të bërë filtrimin e tyre.

Bettel tha se pakti pritet që të diskutohet me Kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davutoglu sot.

Në këmbim të bashkëpunimit, Turqia do të marrë një ndihmë të madhe financiare, dhe udhëtimin pa viza për qytetarët e saj në zonën Shengen.

Kancelaria gjermane Angela Merkel tha se Turqia ka për të përmbushur standardet ndërkombëtare të mbrojtjes për të gjithë emigrantët.

Ajo tha se rivendosja ligjore e refugjatëve sirianë mund të fillojnë disa ditë pas kthimit të parë nga Greqia.

Megjithatë, ajo shtoi se BE duhet të jetë e gatshme për të filluar kthimin e emigrantëve nga Greqia në Turqi me shpejtësi

Pin It