Darka është vakti më i dëmshëm për shëndetin, ja çfarë nuk duhet të hani

makarona1

Vaktet ushqimore janë shumë të rëndësishme për funksionimin e organizmit. Ndër to është edhe darka, por duhet ditur se çfarë të konsumoni sepse mund të kthehet edhe një një vakt të dëmshëm për shëndetin e njeriut.

Ushqimet që konsumojmë në darkë ndikojnë në shtimin e kileve të tepërta, gjë e cila mund të ndikojë jo mirë në fizikun tonë. Për të mos shtuar kilogramë të tepërt bëni mirë të mos konsumoni këto ushqime:

Makaronat

Makaronat janë një nga ushqimet më të mira për të ngrënë në qoftë se ju jeni të uritur për shkak se me ngrënien e një sasie të vogël shkon gjatë. Çështja është se të hash makarona natën vonë është e gabuar sepse mund të cilësohet si një ushqim yndyror dhe me siguri do t’ju ndikojë në rritjen e peshës.

Gjellët

Të gjitha gjellët që kanë yndyrna, në darkë, dëmtojnë stomakun. Trupi i njeriut e ka të pamundur të përballojë një nivel të lartë yndyrnash, pasi ka qenë gjatë gjithë ditës në lëvizje. Studimet tregojnë se duhet të shmangni të gjitha gjellët me lugë, duke i zëvendësuar ato me perime apo fruta.

Salcat dhe ushqimet e gatshme

Salcat janë një tjetër përbërës që duhet shmangur, pasi kur kombinohen me ushqimet e tjera  sjellin  dhimbje në stomak. Kryesisht duhen shmangur salcat në ushqimet. Sufllaqet,picat, janë disa nga ushqimet që duhen shmangur në mbrëmje, për shkak se ndikojnë tek tensioni i gjakut.

Ushqimet e konservuara

Ushqimet e konservuara mund të jenë, të shpejta dhe të lehta për tu marrë por është trupi ai që do të paguajë një çmim më pas. Ushqimet e përpunuara kanë doza të larta të MSG (monosodium glutamate), i cili ndikon në rritjen e ankthit.Ngrënia e patatinave dhe çdo lloj ushqimi tjetër të konservuar përpara vajtjes në shtrat është i gabuar.

Qumështi

Pavarësisht se mund t’ju duket e çuditshme qumështi  ka yndyrna të cilat rritin nivelin e kolesterolit. Këshillohet që të konsumoni vetëm qumësht pa yndyrë gjatë darkës.

Gjalpi

Nëse nuk dëshironi t’u rritet tensioni, të rritet kolesterina apo të shtoni në peshë, atëherë mos konsumoni gjalp në mbrëmje. Sipas studimeve gjalpi gjatë darkës ju sjell më shumë probleme me shëndetin sesa e ndihmon atë. Gjithashtu gjalpi rrit rrezikun për të pësuar atak kardikak gjatë natës. Këshillohet që gjalpin ta përdorni vetëm në mëngjes.

Pin It