Dekriminalizimi, ligji përfshin edhe sistemin arsimor

bigstock-pretty-teacher-smiling-at-came-69887626

Ligji i dekriminalizimit do të ketë një fushë veprimi më të gjerë se sa pritej. Mbi 38 mijë mësues dhe edukatorë do të jenë objekt i këtij ligji krahas zyrtarëve dhe funksionarëve shtetërorë.

Ligji ndalon të gjithë personat që kanë kryer një vepër penale parashikuar në ligjin e dekriminalizimit të ushtrojnë profesionin e tyre si mësues apo profesionistë që ofrojnë shërbime të kujdesit shoqëror për fëmijët, për personat me aftësi të kufizuar, për viktimat e dhunës dhe trafikimit apo për moshën e tretë, në sistemin publik ose jopublik.

Periudha e ndalimit të ushtrimit të profesionit parashikohet në nenin 4 të ligjit të dekriminalizimit, sipas veprës penale të konsumuar nga subjekti dhe masës së dënimit.

Të gjithë njerëzit e arsimit në Shqipëri, duke nisur që nga edukatoret, mësuesit, psikologët dhe punonjësit socialë në shkolla, por edhe punonjësit e azileve etj., do të kenë afat 6 muaj për plotësimin e formularit të dekriminalizimit.

Pin It