Amnistia fiskale, falen gjobat për 100 mijë makina

makina-670x445

Ministria e Financave dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë rënë dakord për zbatimin e amnistisë së mjeteve, që parashikon faljen e taksave të papaguara për 100 mijë mjete.

Ligji i ri për amnistinë fiskale parashikon faljen e plotë të taksave dhe të gjobave të vendosura para vitit 2011 për qytetarët që çregjistrojnë makinat. Ndërkohë që të tjerët do të duhet të paguajnë taksat e prapambetura, por pa gjobat dhe penalitetet.

Amnistia gjithashtu parashikon faljen e plotë të borxhit të vjetër tatimor e doganor të bizneseve, i akumuluar deri para 5 apo 6 vitesh, i cili në total llogaritet rreth 175 miliardë lekë. Po ashtu borxhet e reja pas vitit 2012 do të paguhen, por bizneseve do t’u jepet mundësia të fshijnë gjobat apo penalitetet përmes shlyerjes vullnetare të detyrimeve.

Pin It