Shqipëria dhe Greqia duhet të përgatisin një paketë zgjidhjeje për çështjet e hapura midis dy vendeve, si çështja çame, delimitimi i zonave detare dhe heqja e ligjit të luftës.
Kështu është shprehur Kreu i Kuvendit Ilir Meta gjatë një interviste për gazetën greke “Kathimerini”, duke theksuar se të dyja vendet duhet të përballen me plagët e së shkuarës.
Gjatë intervistës, Meta mohoi ekzistencën e shkeljeve të të drejtave të pakicës greke në Shqipëri.
Ai tha gjithashtu se të dyja palët duhet të përqendrohen në mbrojtjen e të drejtave të pasurisë së qytetarëve “në të dyja anët e kufirit”.
“Nuk ka asgjë për të cilën nuk mund të bisedojmë”, theksoi ai.