Koha duket se ka ndalur në korridorin Wakhan, një cep i harruar i Afganistanit.
Disa fise jetojnë në peizazhe krejt të pabanueshme, por ia kanë dalë me sukses. Janë rreth 12 mijë banorë në pjesën verilindore të vendit, të cilët jetojnë në mënyrë të ngjashme me paraardhësit e tyre shekuj më parë. Jeta mbështetet kryesisht tek kafshët.
Një fotograf francez i vizitoi ata së fundi dhe gjeti një mikpritje të madhe tek nomadët, pavarësisht mungesës së burimeve dhe kushteve të vështira.
Projekti i tij në Wakhan synon të paraqesë bukuritë dhe thjeshtësinë e këtyre kulturave të lashta që mbeten të panjohura për pjesë të tjera të botës.
“Për shumicën e fshatarëve, kjo ishte hera e parë që ata në fakt panë imazhin e tyre në fotografi”, tha ai.
“Paraqitja e imazhit ka shkaktuar gëzim dhe të qeshura me ditë të tëra”, vijoi. Sigurisht nuk bëhet fjalë për telefona, televizorë apo mjete të tjera teknologjike.
/Spektrum/