Derbi della Madonnina i takon Milanit (VIDEO)

bacca-dhe-niang-gjunj-euml-zojn-euml-interin-video_hd

Milani është fitues i kryendeshjes së kësaj jave në Serie A duke fituar në Derby della Madonina kundër Interit me rezultat 3-0.

Nerazzurrët bënë paraqitje të mirë në gjysmën e parë duke krijuar disa raste shënimi, mirëpo kundërshtari i tyre ishte ai që realizoi.

Honda dërgoi një gjuajtje të lirë në zonë në formë krosimi dhe Alex shënoi me kokë (35’).

Zikaltrit kërkuar ta barazonin rezultatin në pjesën e dytë dhe kjo mundësi iu dha përmes Mauro Icardit. Mirëpo, argjentinasi e goditi shtyllën nga pika e bardhë (70’).

Dhe shumë shpejt erdhi ndëshkimi. Carlos Bacca shënoi golin e dytë pas një asistimi të M’Baye Niang (73’).

Për vulosjen e fitores dhe gjunjëzimin e Nerazzurrëve u kujdes vet M’Baye Niang, i cili në tentativën e dytë shënoi (77’).

Interi është në vend të katërt dhe ka mbetur nëntë pikë prapa kreut. Ndërkaq, Milani është i gjashti me 36 pikë, ndërsa pozita e tretë (Fiorentina) është gjashtë pikë larg.

https://www.youtube.com/watch?v=-2I1YEPp-XY

https://www.youtube.com/watch?v=oCin38iKDyA

https://www.youtube.com/watch?v=Uat6XA1Gdqo

Pin It