“Deri në çastin që Zoti na solli një profet nga mesi jonë…”

Disa nga aspektet e misionit dhe metodologjisë së Profetit a.s shpalosen në fjalimin që shoku dhe kushëriri i tij, Xhafar ibn Ebi Talibi mbajti përpara sunduesit të krishterë të Abisinisë, në vitin 616. Xhafari ishte zëdhënësi i një grupi muslimanësh të hershëm që lundruan përgjatë Detit të Kuq për të gjetur strehim në Abisini si rrjedhojë e persekutimeve të paganëve mekas.

“O mbret!” – tha ai. “Ne ishim njerëz të zhytur në injorancë, adhuronim idhujt, hanim mishin e cofëtinave, bënim vepra të neveritshme, përçmonim njëri-tjetrin dhe keqtrajtonim fqinjët. Më i forti mes nesh e shtypte të dobëtin.”

“Kjo ishte gjendja jonë deri në çastin që Zoti na solli një profet nga mesi jonë, modestia, sinqeriteti dhe ndërshmëria e të cilit dëshmohet nga të gjithë ne.”

“Ai na ftoi të adhuronim një Zot të vetëm dhe të mohonim gurët dhe idhujt që baballarët tanë adhuronin përkrah tij.”

“Ai na urdhëroi të themi të vërtetën, t’u përmbahemi zotimeve tona, të kujdesemi për të afërmit, të jemi të sjellshëm me fqinjët, t’i largohemi të këqijave dhe gjakderdhjes.”

“Ai na ndalon të kryejmë akte të pahijshëm dhe të padenjë, të themi të pavërteta, të përvetësojmë pasurinë e jetimëve dhe të shpifim për gratë e ndershme.”

“Ai na urdhëron të adhurojmë vetëm Zotin pa i shoqëruar askënd, të lutemi, të japim për të varfrit dhe të agjërojmë.”

“E dimë që thotë të vërtetën prandaj i besuam. Ndoqëm mesazhin që na përcolli prej Zotit…”

 

Burimi: profetimuhamed.info

Pin It