Vendet më të gjelbërta në botë

Laboratori “Senseable” i Institutit të Teknologjisë në Massachusetts, ka bashkëpunuar me Forumin Ekonomik Botëror për krijimin e një “enciklopedie pyjore” (Treepedia), një faqe interneti me harta interaktive që tregojnë densitetin e gjelbërimit në qytetet më të mëdha anembanë botës.

Studiuesit kanë përdorur informacione nga “Google Street View” për të përcaktuar atë që ata e quajnë “Indeksi i Gjelbërimit” (Green View Index), një vlerësim i përqindjes së sipërfaqeve të mbuluara me pyje bazuar mbi pamjet nga ajri.

Në momentin e lançimit, në vitin 2016, “Treepedia” mbulonte vetëm 10 qytete, por ekipi i studiuesve ka shtuar në listë shumë më tepër qytete prej asaj kohe. Objektivi kryesor i kësaj enciklopedie është bërja e planifikimit urban më të aksesueshme nga njerëz jashtë kësaj fushe, siç thotë Carlo Ratti, i Institutit Teknologjik të Massachusettsit.

Në galerinë e mëposhtme mund të shikoni renditjen e 12 qyteteve me më shumë pemë, sipas indeksit të mësipërm.

 

12. Amsterdam, Holandë — 20.6%

11.  Gjenevë, Zvicër — 21.4%

10. Frankfurt, Gjermani — 21.5%

9. Sacramento, Kaliforni — 23.6%

8. Johannesburg, Afrikë e Jugut — 23.6%

7. Durban, Afrikë e Jugut — 23.7%

6. Montreal, Kanada — 25.5%

5. Sydney, Australi – 25.9%
4. Vancouver, Kanada — 25.9%
3. Oslo, Norvegji — 28.8%
2. Singapor — 29.3%
1. Tampa, Florida — 36.1%
 

 

 

Pin It