Dëshiroj të të them se Ti je e gjithë bota për mua!

Dëshiroj të të them se Ti je e gjithë bota për mua!
E ç’është bota me çka Brenda përpara teje?!
Ajo është një kokërr rëre në oqeanin e kuptimit, ngelet sa një thërrmijë përpara hapësirave të pafund të kuptimit!
Ashtu sikurse e gjithë rëra s’vlen veç si një enë mbajtëse për oqeanet,
Ashtu dhe e gjithë bota s’bën gjë tjetër , veçse të sërvir Ty, të shpreh Ty, flet për Ty, të përshkruan Ty!
Në fund të fundit çdo gjë e ka vlerën tek kuptimi që mbart!
E pra, bota është e madhe sepse Ti je Brenda saj,
dhe bota bëhet më e madhe për gjithkënd që të gjen Ty Brenda saj!

Pin It