Visari që ju sugjerojmë për ditën e sotme është Sarda, një qytet 3000 vjeçar dikur një fshat i vogël pranë lumit Drin. Eshtë një gadishull strategjik dhe pike lidhje me rrugën e vjetër Gjakovë-Shkodër-Ulqin. Sot njihet si Kështjella e Shurdhahut që ndodhet në një ishull në liqenin e Vaut të Dejës.
Zona ku ndodhet Sarda është e rëndësishme për nga pikëpamja arkeologjike dhe historike. Këtu ndodhet vendbanimi i hershëm i Gajtanëve(Shpella e Gajtanëve) vendbanimi i Jubanëve(Shpella e Jubanëve), qyteti i Gajtanit, Kalaja e Danjës.
Ky qytet ka qënë një qendër e rëndësishme kulturore deri në fund të shek..15 dhe pikëtakim i tre kulturave të mëdha: Kulturës së Malësisë Madhe, Mirditës e Zadrimës.
Qyteti përshkruhet në shumë shkrime dijetarësh të huaj dhe arkeologësh që e kanë vlerësuar si zonë trashëgimie të kulturës ilire.
Eshtë një zonë që vizitohet nga turistë e studentë që shijojnë ekoturizmin,vlerat kulturore,historike të këtij thesari.
Rruga nga Shkodra deri në Vaun e Dejës bëhet me autobus, pastaj me një traget të vogël të Sarda Tours mbërrihet në rrethinat e bukura të zonës.
Ju ftojmë ta vizitoni !
Burimi: Revista Travel