Dibër shpërdoruan detyrën, procedim penal ndaj 4 policëve të pyjores

download

Përgjegjësi i policisë pyjore  në Dibër dhe 3 vartësit e tijë janë proçeduar penalisht për shpërdorim detyre. Sipas policisë, pas disa kontrolleve të kryera në terren në pyjet në Ternovë janë konstatuar më shumë se 1 hektar pyll të dëmtuar, prerë në mënyrë të paligjshme. Proçedimi ndaj tyre ka filluar pasi 4 zyrtarët, në lidhje me këtë ngjarje nuk kanë mbajtur asnjë procesverbal dhe nuk kanë kryer asnjë raportim dyke shpërdoruar detyrën.

Proçedimi penal nisi për shtetasit me iniciale A. Lika 44 vjeç i cili ishte Përgjegjës i Policisë Pyjore dhe 3 vartësit e itij, D. Kozi, 39 vjeç, I.Zuna 28 vjeç dhe A. Topi 39 vjeç. Të katërt akuzohen për shpërdorim detyre pasi nuk kanë raportuar në lidhje me dëmin e shkaktuar në pyllin e  Ternovës.

Proçedimi penal ndaj tyre u bë në kuadër të operacionit “Roja i Gjelbër”. Ministria e mjedisit pak muaj më parë vendosi moratoriumin 10 vjeçarë të pyjeve gjithashtu është krijuar edhe Policia e gjelbër e cila kujdeset për të parandaluar prerjen e paligjëshme të pyejeve.

Pin It