Shkrimi i dorës zhvillon trurin

in the school

Përdorimi i shkrimit të dorës në vend të tastierës është një veprim që e zhvillon më shumë trurin. Kështu deklaroi Shoqata Hulumtuesit e Turqisë gjatë Samitit të 19-të të Hulumtimeve të organizuar po nga ata.

Drejtuesi i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Yskydarit dhe kryetari i Komitetit Shkencor të Trurit Prof. Dr. Sinan Xhanan deklaroi se funksionet e trurit, i cili është një produkt 3,5 milion vjeçar i kërkimit dhe zhvillimit, janë prishur nga mbingarkesa me informacion dhe stresi.

Xhanan theksoi se përdorimi i dendur i telefonave “të zgjuar” dhe digjitalizimi kanë ndikuar negativisht zhvillimin e trurit dhe gjuhës dhe vuri në dukje se përdorimi i shkrimit të dorës është një mënyrë për të zhvilluar trurin.

/Zaman/

Pin It