Kosova zyrtarisht anëtare e FIFA-s

Kosova është zyrtarisht anëtarja më e re e FIFA-s me të drejta të plota në organizimin më të lartë drejtues të futbollit botëror, FIFA.

Kongresi i organizmit botëror të futbollit, që po mbahet në Meksiko City votoi me 141 vota pro anëtarësimit nga 205 federata që kishin të drejtë vote.

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino bëri të ditur rekomandimin e Këshillit të FIFA-s për pranimin e Kosovës, gjë që faktikisht e përforcoi edhe raportuesi special i një grupi që kishte marrë në shqyrtim të gjitha kriteret e nevojshme të pranimit të Kosovës, i cili përpara të gjithëve tha se FFK-ja i përmbushte të gjitha kriteret për anëtarësim.

Pak ditë më parë, Kosova u anëtërësua dhe në UEFA dhe tashmë kombëtarja kosovare ka fituar të drejtën t’u bashkohet skuadrave pjesëmarrëse në kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”.

Pin It