220 punonjës policie në dispozicion për të garantuar mbarvajtjen e ndeshjes Bylis : Flamurtari

bylis flamurtari

Këtë të shtunë në orën 17: 30 zhvillohet ndeshja e futbollit midis Bylis dhe Flamurtarit, e vlefshme per kampionatin në kategorinë superior në Shqipëri. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Adush Muçaj” në Ballsh.

Ndërkohë pas rasteve të fundit të dhunës që kanë ndodhur në fushën e blertë dhe jashtë sajë në Pogradec në Krujë dhe në Tiranë,  policia ka angazhuar rreth 220 punonjës policie për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes. Mes 220 punonjësve të policisë, 90 janë të FNSH _së dhe 20 nga DELTA.

Policia njofton të gjithë qytetarët në Ballsh dhe atyre që do të jenë transit në këtë vend se duke filluar nga ora 12 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit, deri në përfundim të ndeshjes.

Ndërsa hyrja e tifozëve do të fillojë në orën 16:00, me qëllim për të shmangur rradhët e gjata në hyrje për në Stadium.

Sipas bluve tifozët të cilët do të kenë me vete sende të forta shishe fishekzjarre monedha apo çelësa të ndryshëm metale  nuk do të lejohen të futen brenda në stadium. Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve në këtë pikë.

Pin It